image Nagavci për furnizimin me tekstet shkollore: Puna po vazhdon, shpejt do të ndajmë gjithë të dhënat

Arsim

Nagavci për furnizimin me tekstet shkollore: Puna po vazhdon, shpejt do të ndajmë gjithë të dhënat

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është duke u punuar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore dhe se pritet që së shpejti të mbahet një konferencë e veçantë për media për këtë çështje e ku do të jepen më tepër informata.

Në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, Nagavci ka thënë se puna për furnizim është nisur, ku janë finalizuar listat e teksteve të miratuara dhe se ato janë ndarë me drejtoritë e arsimit.

“Të njëjtat janë dorëzuar te MASHTI. Kemi pranuar tashmë edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve. Puna po vazhdon. Besoj se për procesin e furnizimit me tekste shkollore, shumë shpejt do të kemi konferencë të veçantë, ku do të ndajmë të gjitha të dhënat”, tha mes tjerash Nagavci.

/GazetaSinjali/