image Nagavci për 5 vjeçarët: Pagesa u bëhet pas verifikimit të rasteve

Arsim

Nagavci për 5 vjeçarët: Pagesa u bëhet pas verifikimit të rasteve

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është deklaruar sërish pas ankesave të vazhdueshme të prindërve lidhur me aplikimin e shtesave në platformën e-Kosova për fëmijët që nuk i kanë mbushur ende gjashtë vjet.

Ministrja Nagavci tha se pagesa për këta nxënës do të bëhet pas verifikimit, teksa shtoi se për këtë arsye mundësia e aplikimit për subvencionim, mbetet e hapur deri në fund të muajit shtator.

”Sa i përket rasteve kur nxënësit janë 5 vjeç, pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve”, është shprehur ajo në një reagim të saj në facebook.

”Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, tha Nagavci.

/GazetaSinjali/