Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë mbi 580 mijë orë të humbura, si pasojë e grevës në arism të inicuar nga SBASHK-u.
E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ministrja e këtij dikasteri ka theksuar se pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat publike, ngase sekstori privat ka vazhduar punën.
“E para që duhet të diskutojmë është se kush po e pëson dhe për fat të keq pasojat e kësaj situate po i bartin fëmijët. Vetëm gjatë ditës së djeshme, në shtatë ditët e grevës janë më shumë se 580 mijë orë të humbura dhe ajo që është po ashtu problematike është se pasojat e grevës po i bartin vetëm fëmijët që vijojnë mëismin në shkollat publike sepse sektori privat po punon”, ka thënë ajo.
“Ne bëmë hapin e parë për t’i ftuar në takim”
Ajo ka thënë se të martën e 13 shtatorit do të ketë një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Këshillit grevist.
Megjithatë, sipas Nagavcit kjo nuk është hera e parë që ajo takon kryesinë e SBASHK-ut.
Ministrja Nagavci ka potencuar se është e rëndsishme të përmendet që për të pasur një marrëveshje duhet të ketë vullnet të dyanëshëm”.
“Si ministri e qeveri i kemi takuar në vazhdimësi dhe kemi adresuar pjesën më të madhe të kërkesave që SBASHK i ka pasur gjatë kësaj kohe”.
“Që nga marrja e detyrës sime si ministre kam pasur takimin e parë me kryesinë e SBASHK-ut dhe që nga ajo ditë kemi pasur me dhjetëra takime. Përtej takimeve pas shpalljes së grevës ndonëse kërkesa ishin të sindikatës ne bëmë hapin e parë për t’i ftuar në takim”, shtoi ajo.