image Nagavci i përgjigjet SBASHK-ut pas paralajmërimeve për grevë

Arsim

Nagavci i përgjigjet SBASHK-ut pas paralajmërimeve për grevë

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat.

Qeverisë i është dhënë një javë kohë derisa SBAShK-u po kërkon 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratim sa më të shpejtë të Ligjit për paga.

Por Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se nuk është koha për ultimatume dhe greva.

“Është tepër e rëndësishme të dimë që nuk është kohë e ultimatumeve por është kohë e angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithëve për të përmirësuar rezultatet në arsim”, tha Nagavci për RTK-në.

“Kërkesat e SBASHK-ut që kanë të bëjnë me aspektin material natyrisht se janë çështje që ne si qeveri i kemi pasur në vëmendje”, shtoi ajo.

Tha se po punohet që në Ligjin për Paga, mësimdhënësit të trajtohen si të barabartë.

“Si ministri e Arsimit, unë personalisht kemi adresuar në grupin punues të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me trajtimin e dinjitetshëm dhe të barabartë të mësimdhënësve”, tha Nagavci.

/GazetaSinjali/