image Nagavci i del në krah Kurtit: Kemi qëndrime të njëjta për Specialen si në vitin 2015 - Sinjali

Nagavci i del në krah Kurtit: Kemi qëndrime të njëjta për Specialen si në vitin 2015

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka komentuar deklaratën e Kurtit në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se vetëm po i mbron qëndrimet që kanë qenë në vitin 2015, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mori reagime pasi në një konferencë për media i cili i doli në mbrojtje krerëve të UÇK-së pas thirrjes që u bëri Gjykata Speciale në Hagë.

Nagavci thotë se Kurti vetëm po i mbronte qëndrimet e VV-së të vitit 2015.

“Zoti Kurti dje në konferencë i ka thonë ato që janë qëndrimet e VV-së dhe që i kemi thënë qysh para 5 viteve. Shumica e qëndrimeve që i paraqet VV, ju kujtohet që në vitin 2015 VV doli ashpër kundër kësaj Gjykate sikur jo e drejte, e sot jemi në një situatë ku të gjithë pajtohemi me qëndrimet e VV-së para pesë viteve”, tha Nagavci në T7.

Tutje ajo u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

“Vazhdojmë të besojmë që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare”, theksoi ajo. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin