image Nagavci: Do t’i ruajmë të gjitha vendet e punës për mësimdhënësit

Arsim

Nagavci: Do t’i ruajmë të gjitha vendet e punës për mësimdhënësit

news image

Lëvizja “Fol” ka mbajtur debatin e radhës me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci.

Nagavci ka bërë të ditur se përmes grantit specifik në arsim, është planifikuar ruajtja e vendeve të punës për mësimdhënësit.

Sfidë për ne është që 1 mijë e 800 mësimdhënës rrezikonin të mbesnin pa punë për shkak të uljes së natalitetit dhe largimit të fëmijëve në vendet e tjera dhe me grantin specifik për arsim, kemi planifikuar që të ruajmë të gjitha vendet e punës për mësimdhënësit ekzistues”, ka thënë Nagavci.

Ajo më tej ka thënë se kanë pesë qëllime strategjike duke përfshirë, digjitalizimin, gjithëpërfshirjen në arsim, përshtatjen e shkollave profesionale me tregun e punës e rritjen e cilësisë në arsim.

Prioritete tona do t’i përmendja që nga menaxhimi i situatës me pandeminë. Duhet të jemi të vëmendshëm me pasojat që do të lë pandemia në afat më të gjatë. Tani kemi filluar me mësimin plotësuese. Në përgjithësi kemi pesë qëllime strategjike duke filluar prej arsimit gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar, përshtatjen e shkollave profesionale me tregun e punës e rritjen e cilësisë në arsim”, ka shtuar ajo./Gazeta Sinjali/