image Nagavci ankohet se shumica e deputetëve po shkojnë në Kuvend vetëm për t'u nënshkruar - Sinjali

Nagavci ankohet se shumica e deputetëve po shkojnë në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar

news image

Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndëprerë për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci u shpreh se do të kërkojë që të fshihen emrat e shumicës se deputetëve, pasi që sipas saj, disa vetëm hyjnë në seancë për të nënshkruar dhe për të marrë mëditje.

“Tërheq vërejtjen që deputetët të mos vijnë vetëm për t’u nënshkruar dhe pastaj të dalin nga seanca. Për sot do të kërkoj që të fshihen emrat e të gjithë atyre që vepruan kështu”, tha Nagavci.

Po ashtu, ajo kërkon nga shefat e grupeve parlamentare në Kuvend që të kontaktojnë me kryetaren e Kuvendit që të tregojnë se kur mund ta bëjnë kuorumin për votimin e pikave të mbetura.

“Lus shefat e Grupeve Parlamentare që ta kontaktojnë kryetaren Vjosa Osmani dhe të tregojnë se kur mund ta bëjnë kuorumin për votimin e pikave të mbetura”, është shprehur Nagavci.

“Tërheq vërejtjen që deputetët mos të vinë vetëm për t’u nënshkruar dhe pastaj të dalin nga seanca. Për sot do të kërkoj që të fshihen emrat e të gjithë atyre që vepruan kështu”, tha Nagavci./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin