image Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë, publikohet çmimi maksimal për sot

Kosovë

Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë, publikohet çmimi maksimal për sot

news image

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar përsëri rritje, pasi Ministria ka publikuar çmimet tavan të derivateve për ditën e sotme.

Sipas të dhënave të publikuara, një litër naftë do të kushtojë deri në 1.68 euro, duke shënuar rritje prej një centi krahasuar me ditët paraprake.

Ndërkohë, çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur më të ulëta në raport me naftën.

Çmimet maksimale të derivateve përcaktohen nga Ministria përmes formulës së përcaktimit të çmimeve, duke marrë parasysh lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorë të tjerë ekonomikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/