image Nafta mbetet 1.61 euro, publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Kosovë

Nafta mbetet 1.61 euro, publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për tregun e Kosovës.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë mbetet 1.61 euro, pa ndryshime nga dita e kaluar.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër.

Edhe çmimi i gasit është bërë i ditur, ku një litër do të kushtojë 0.79 euro.

Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e karburanteve në vend deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/