Lajm i mirë për adhuruesit e tenisit është rikthimi i Rafael Nadal në stërvitje.
Spanjolli kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ishte obliguar të vet-karantinohet më herët gjatë kësaj jave.
Nadal do të jetë në karantinim deri më 30 dhjetor, por kjo nuk e ka penguar atë që të stërvitet në shtëpi.
Spanjolli nuk e ka ndërmend të mungojë të paraqitet në grand-slamin Australian Open.
Ai ka publikuar një video në Instagram ku shihet duke u stërvitur në shtëpi dhe shkruan për një “Rikthim gradual.”
Mbetet të shihet tashmë nëse Nadal do të mund të rikthejë formën e tij aq shpejtë sa i nevojitet. /Gazeta Sinjali Sporti/