“Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni” do të jetë motoja e protestës së nesërme e Sindikatës së Infermierëve, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë protestë e cila pritet të fillojë në ora 11:00 do të marrin pjesë përveç Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese.
Kjo protestë është paralajmëruar se do të mbahet para Klinikës së Kirurgjisë./Gazeta Sinjali/