Një qytetar nga Prishtina ka dërguar një video në redaksinë e Gazeta Sinjali, duke ngritur shqetësimin për një problem me kanalizimin në rrugën “Shkupi”, afër Spitalit Amerikan.
Sipas tij, rrjedhja e kanalizimit ka vazhduar për rreth dy muaj, ndërsa ankohet se deri tani nuk është marrë asnjë masë për sanimin e problemit.
“Na mbyti era”, ka thënë qytetari, duke kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.
Në pamjet e dërguara shihet rrjedhja e ujërave të zeza në afërsi të rrugës, ndërsa banorët dhe kalimtarët përballen me erën e rëndë dhe shqetësimin për kushtet higjienike.
Ende nuk dihet nëse institucionet lokale janë njoftuar zyrtarisht për këtë rast dhe kur pritet të ndërhyhet për rregullimin e problemit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!