image “Na këpute shpirtin, e na theve zemrat”, familjarët reagojnë me dedikime prekëse për Triumfin

Sociale

“Na këpute shpirtin, e na theve zemrat”, familjarët reagojnë me dedikime prekëse për Triumfin

news image

Istogu sonte është tronditur nga një ngjarje tragjike, ku është gjetur pa shenja jete në fshatin Gjurakoc i riu Trium Ferati. Sinjali ka raportuar me herët se i riu është vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Derisa sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

E për vdekjen e tij ka pasur reagime në rrjete sociale, ku i fundit është edhe axha i të ndjerit, Florim Ferati.

“O bre Triumf po fort ma këpute shpirtin, nuk kam zemër me të thanë lamtumirë. Do të kujtojnë axhi gjithmonë”, ishin fjalët e tij ndaj nipit.

Përpos xhaxhait ka reaguar edhe tezaku i tij, Armend Delijaj.

Ai ka thënë se kjo ditë është një ditë e kobshme për Istogun dhe të gjithë familjarët.

“Sa i trisht dhe pikëllues ky lajm tragjik për humbjen tëndë Triumf Ferati. Tezak Trimi na theve zemrat dhe na trondite të gjithëve, sot paska qenë një ditë e kobshme për Istogun dhe gjithë familjarët e shoqërinë. Zoti të bashkooftë në lula të Xhehnetit me tezakun Fadil (rroqkon tënd) që e deshte dhe të dashti aq shumë sa edhe na ike shumë herët tek ai”, ishin fjalët prekëse të tezakut.

/GazetaSinjali/