Myftiu Tërnava i kundërpërgjigjet fjalëve të Krajës për xhamitë e fenë islame: Flet me injorancë që të na degradojëSinjali Myftiu Tërnava i kundërpërgjigjet fjalëve të Krajës për xhamitë e fenë islame: Flet me injorancë që të na degradojë

Sociale

Myftiu Tërnava i kundërpërgjigjet fjalëve të Krajës për xhamitë e fenë islame: Flet me injorancë që të na degradojë

news image

Nga xhamia e fshatit Revuq të Podujevës, myftiu Naim Tërnava i është kundërpërgjigjur kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, pasi në faqen zyrtare të AShAK-ut, ditë më parë, u publikua dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë dokument të shkruar nga Mehmet Kraja është përmendur edhe feja islame dhe xhamitë e Kosovës, të cilat kanë bërë që të reagojë ashpër myftiu Tërnava.

“AShAK flet ç’është një e keqe flet për fenë islame, dhe flet pa asnjë turp, flet me një injorancë të paparë, flet për diçka që nuk e njeh, nuk e dinë, nuk e ka studiuar, flet me raporte që nuk kanë të bëjnë me neve shqiptarëve myslimanë, dhe mundohet që përmes atij shkrimi të na degradojë, dhe të na qes fenë tonë kinse feja jonë ka qenë në shërbim të armiqve tanë këtë mund ta thonë vetëm kokat e prishura, njerëzit e prishur shpirtërisht, e moralisht ngase e vërteta është krejtësisht ndryshe”, tha myftiu Tërnava.

Po ashtu, për fund myftiu tha se “Kush s’mund ti shoh xhamitë në Kosovë, le të ia mësyjë Beogradit. Përndryshe na do të jemi këtu, do të ndërtojmë xhami, shkolla, spitale edhe rrugë edhe prapë do të flijohemi nëse e lyp nevoja, sepse jemi në tokën tonë, s’ja kemi marrë askujt”.

Myftiu Naim ef. Tërnava i kundërpërgjigjet Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës nga xhamia e fshatin Revuq të Podujevës

Posted by Bashkësia Islame e Kosovës on Saturday, December 24, 2022

Ndryshe, dje Seksioni i Shkencave Sociale në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve (AShAK) është distancuar nga kryetari i saj, Mehmet Kraja, për shkak të dokumentit të publikuar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Seksioni i Shkencave Sociale në AShAK, përmes një komunikate për media, njoftoi se autor i tekstit të botuar në faqen zyrtare të AShAK-ut është vetë Kraja dhe se nuk kishte autorizim për publikim.

/GazetaSinjali/