Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë qeverinë e Kosovës për çështjen e reciprocitetit dhe se ata janë të gatshëm të participojnë në këtë çështje.
Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka thënë për RTV Dukagjinin se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë shqiptarët e Kosovës për çështjen e reciprocitetit me Serbinë.
Sa i përket mos-takimit të përfaqësuesve shqiptarë me emisarët perëndimor, Mustafi ka thënë se ata kanë mbetur anash në këto takime, mirëpo më e rëndësishme, përkatësisht më thelbësore do të ishte që të ishin pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje Mustafi ka thënë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të dy vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit.
“Në kuadër të këtij procesi, shqiptaret e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem pjesë e këtij procesi, por të shohim zgjedhjen përfundimtare”, ka përfunduar kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.