Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafi, ka theksuar se përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale.
“Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare”, tha Mustafi.
Kryetari i KKSh-së më tej theksoi se nga kjo e drejtë nuk do të mund t’i privojë asnjë regjim.
“Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky”, përfundon Mustafi.