Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka përmendur Lutfi Hazirin, Agim Veliun, Gazmend Muhaxherin si dhe Kujtim Shalën e Avdullah Hotin si personat që ishin përmendur për postin e të partitë të LDK-së.
Ka thënë se në fund është insistuar që ai të jetë edhe një mandat tjetër në krye të LDK-së.
“U përmendën drejtuesit e degëve të mëdha, si Lutfi Haziri, Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri, ndërsa pati edhe tjerë si Kujtim Shala e Avdullah Hoti”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“Ishin emra për të cilët kemi mundur të arrijmë marrëveshjen, por në fund insistuan që të konkurroj unë që të vazhdoj dhe ishte një konsensus i plotë për t’u orientuar për propozim. Në Kuvend ka pasur të drejtë të kandidojë secili sepse për kuvend nuk vlen asnjë marrëveshje dhe përkrahje paraprake. Ju e dini ka kandiduar edhe Fatmir Sejdiu, të tjerët nuk kanë kandiduar. Me status është e paraparë që zgjedhja të zhvillohet në dy faza, një fazë është procesi i kandidimit dhe në atë proces çdo kandidat duhet të marrë 50 për qind plus të votave të anëtarëve të kuvendit. E provoi dhe nuk ia doli”, ka thënë Mustafa.
Për shkak të gjendjes shëndetësore të tij, Mustafa bëri të ditur se shumë detyra e aktivitete të partisë të tij i ka lënë në duar Lutfi Hazirit.