image Mustafa tregon pse e mbështeti Osmanin për kryeministre

Kosovë

Zgjedhjet/ Mustafa tregon pse e mbështeti Osmanin për kryeministre

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur i sigurt se Vjosa Osmani do ta marrë edhe mbështjetjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, i cili do të mblidhet sot nga ora 11:00.

Mustafa ka konfirmuar mbështetjen për Vjosa Osmanin, derisa e ka vlerësuar lartë edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

“Vendosim sot, që znj. Vjosa Osani të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Dje, ajo mori përkrahjen e plotë të Kryesisë së LDK-së. 
Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë. E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re. Por, me përvojë shtetërore e parlamentare për tu përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai gjithatu ka treguar se Lutfi Haziri ka qenë kandidati tjetër për kryeministër, por që në fund vendosi që ta përkrahte Osmanin.

“Vjosa nuk ishte e vetmja kandidate e LDK-së për këtë pozitë. Ishte, poashtu, z. Lutfi Haziri, tani Kryetar i Gjilanit. Më herët zëvendëskryeministër e deputet. Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të parezervë Vjosës. 
Përkrahjen e sigurt e pres sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E nesër, nga qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq në fund, kreu i LDK-së e ka përshkruar Vjosa Osmanin me fjalë të mëdha.

“Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të parezervë qytetare”, ka shkruar ai. /Sinjali

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2367232033343020