Gjatë ditë së sotme kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me liderin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i cili po ashtu ishte pjesë e këtij takimi.
Gjini tha se në këtë takim u diskutua për formimin e qeverisë së re, por nuk dha më shumë detaje.
Ai gjithashtu tha se kryesia e AAK-së do të mbajë nesër takim. /Gazeta Sinjali/