image Mustafa: Shpenzohen para për ta përçarë LDK-në

Kosovë

Deklaratë/ Mustafa: Shpenzohen para për ta përçarë LDK-në

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar ashpër ata që e sulmuan këtë parti, pasi nuk u propozuan për anëtarë të kryesisë disa prej deputetëve.

Mustafa ka thënë se përkundër sulmeve, LDK-ja është unike në vizionin e saj për të ardhmen.

“LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen. Për përçarjet trumbetojnë ata që synojnë të na dëmtojnë në procesin zgjedhor. 
Nuk përçahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kreu i LDK-së tha se nuk i cilëson të pavend pritjet e atyre që dëshiruan të zgjidhen në Kryesi, por thotë se i shpërfillë ata që punojnë për ta përçarë këtë parti.

“Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare. 
Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parashë të vjedhura për ta përçarë LDK-në, por unë nuk rri , nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët. 
I shpërfilli!”, është shprehur ai.

Në fund, Mustafa ka thënë se janë qytetarët ata që do të vlerësojnë, ndërkaq Kryesinë e re të LDK-së e ka quajtur përbërje që siguron suksese.

“Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin…. 
Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese. 
Kam besim në qytetarët tanë!”, ka shkruar Mustafa. /Sinjali