image Mustafa: Programi i ri qeverisës e ka bazë programin e LDK-së

Kosovë

Politikë/ Mustafa: Programi i ri qeverisës e ka bazë programin e LDK-së

news image

Lidhja Demokratike Kosovës sot ka vendosur që Avullah Hoti të jetë emri i propozuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma-AKR dhe pakicat, për mandatarin për formimin e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se janë dakorduar me partnerët e koalicionit lidhur me programin e qeverisë së re.

Mustafa tha se programi i ri qeverisës do ta ketë bazë programin e LDK-së.

“Nëse arrijmë me partnerët me i përmbyllë gjitha marrëveshjet. Do të bëjmë përpjekje që t’i përfundojnë se nuk jemi të interesuar t’i pronlongojmë. Do të jemi në gjendje deri në fund të javës me përmbyllë këtë. Dje kemi diskutuar pak me AAK-në, Nismën është kontaktuar edhe me partneret. Parimisht edhe për programin. Bazë do të kemi programin e LDK-së. Do të kyçim në atë edhe pjesë nga partitë. Do të kemi një deklaratë të përbashkët s’i marrëveshje se cilat janë pikat kryesore që do të përqendrohemi në këtë qeverisje. Nuk do të ulemi t’i bëjmë 25 apo 30 faqe marrëveshje të koalicionit. Por vetëm në parime”, tha ai.

Gjatë ditës edhe formalisht presidenti, Hashim Thaçi i kërkoi mandatarin për kryeministër, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pasi sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka refuzuar të dërgojë mandatarin në katër letrat e tij./Gazeta Sinjali/