image Mustafa për taksën e Ahmetit: Kufizime të tilla nuk kemi as në metropole shumë të mëdha

Kosovë

Mustafa për taksën e Ahmetit: Kufizime të tilla nuk kemi as në metropole shumë të mëdha

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ishte në krye të Prishtinës për 6 vjet, ka komentuar idenë e kryetarit të tanishëm të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për vendosjen e një takse prej 10 eurosh për veturat që hyjnë në qytet.

Sipas Mustafës, kjo taksë është masë mjaft e rreptë dhe për të, sipas tij, do të mund të organizohej edhe ndonjë referendum qytetar.

“Më ka lënë përshtypje, kam parë edhe reagime të llojllojshme lidhur me këtë. Unë mendoj se kjo çështje nuk mund të shtrohet në këtë formë. Nganjëherë lypset njëfarë referendumi, të themi qytetar, që qytetarët ta japin mendimin e tyre sepse është një masë mjaft e rreptë dhe mjaftë drastike. Unë e kuptoj kryetarin e Prishtinës, zotin Ahmeti, që ai përpiqet të gjejë një zgjidhje për këtë tollovi në kryeqytet, këtë mungesë të parkingjeve, mirëpo një masë e tillë është mjaft drastike e që duhet të diskutohet”, tha Mustafa në televizionin publik.

Sipas Mustafës, kërkohet diskutim për këtë masë sepse, sipas tij, kufizime të tilla nuk ka as në metropole shumë të mëdha botërore./Gazeta Sinjali/