image Mustafa nuk do t'ia bënte kuorumin, por Pacolli harxhoi 90 mijë euro për ta votuar Osmanin për presidente

Politikë

Mustafa nuk do t’ia bënte kuorumin, por Pacolli harxhoi 90 mijë euro për ta votuar Osmanin për presidente

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ishte kthyer nga Stambolli me avion privat për të votuar Vjosa Osmanin si presidente.

Pacolli tregon si e kishin ftuar për të ardhur e për të votuar Vjosa Osmanin si presidente.

“Unë kam qenë në Stamboll. Fëmijët e mi erdhën prej Zvicrës, unë i prita në Stamboll. I kam futur në aeroplanin tim duke u mbyll dera, se ne shkonim në pushim me fëmijët e mi. Vjen një telefonatë prej Prishtinës: ‘Ju lutem kthehuni se sot do të ketë votim për presidenten’. Unë u dashtë me ju thanë fëmijëve të mi që e kishin prit pushimin: ‘shkoni ju e unë vijë nesër'”, shpjegon ai për televizionin publik.

Madje, ai thotë se për të ardhur me kohë në seancë ka paguar 90 mijë euro për t’u kthyer nga Stambolli me avion privat.

“Unë e kam marrë një aeroplan tjetër privat, e kam paguar 90 mijë euro prej Stambollit, kam ardhur në Prishtinë e kam votua zonjën Osmani dhe jam kthyer prapë në Stamboll, e kam marrë avionin tjetër dhe kam shkuar te fëmijët e mi”, theksoi ai.

Mirëpo, ai shprehet i zhgënjyer që Osmani nuk e ka falënderuar asnjëherë për këtë veprim.

“Asnjëherë, as Vjosa Osmani s’më ka thirrë. Tre mesazhe ia kam dërguar Vjosa Osmanit”, shtoi ai./GazetaSinjali/