image Mustafa në takim me Lajçakun: LDK është e përkushtuar për dialog konstruktiv

Politikë

Mustafa në takim me Lajçakun: LDK është e përkushtuar për dialog konstruktiv

news image

Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se për partinë e tij dialogu konstruktiv është prioritet.

“Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë. Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociushëm”, thuhet përmes një njoftimi për media të LDK-së.

Tutje, thuhet se për LDK-në, orientim mbetet ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët perëndimorë.

Lajçak sot u takua edhe me u.d. të presidentit, Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin si dhe kandidatin për kryeministër nga LVV, Albin Kurtin.

Pas kësaj, ai do të vizitojë Serbinë më 3 dhe 4 mars, ndërsa do të vizitojë Malin e Zi më 4 dhe 5 mars.

/GazetaSinjali/