image Mustafa: Kuvendi po i përngjan një teatri me shfaqje të këqija - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Mustafa: Kuvendi po i përngjan një teatri me shfaqje të këqija

news image

Shefi i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për përplasjet e fundit ndërmjet deputetëve të LDK-së e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se kanë bërë tepër mirë që kanë prishur koalicionin me ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se Kuvendi është bërë jofunksional dhe se më tepër po i përngjan një teatri me shfaqje të këqija për publikun.

Kuvendi është bërë jofunksional. Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun”.

Po ashtu Mustafa në një intervistë për Telegrafin tha se LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës.

Sipas tij, është e papranueshme që të merren shkas të pagjeturit për përplasje dhe përfitime politike.

LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Është e papranueshme që të merren shkas të pagjeturit për përplasje dhe përfitime politike”.

Mustafa tha se kanë bërë mirë që e kanë prishur koalicionin me VV-në pasi ata kishin pretendime ta poshtëronin LDK-në.

Edhe ky diskurs i LVV flet se kemi bërë mirë, bile tepër mirë. Ishte një koalicion, në të cilin VV pasi kishte bërë për vete pak figura të LDK-së, kishte pretendime ta poshtërojë LDK-në.  Këtë nuk ia lejuam”.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin