Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti i ka disa kandidatura të mundshme për kryeministër por ai nuk ka zbuluar emrat e tyre.
“Unë i kam disa emra. Janë 5 apo 6 emra, që për sot s’është problem të vihet në krye të vendit”, është shprehur ai në një intervistë për T7
Mustafa ka thënë se duhet të bëhet një kombinim që LDK ta ketë njeriun që mund ta bëjë me sukses punën e kryeministrit. Sipas tij, kryeministri i ardhshëm i vendit do të përballet me sfida të vështira.
“Nuk do të jetë lehtë. Në periudhën që pason kemi tema të rënda, çështja e dialogut, marrëveshja përfundimtare me Serbinë, integrimet evropiane, euroatlantike, çështjet e brendshme të zhvillimit ekonomik, punësimit, funksionimit të shtetit ligjor”, është shprehur Mustafa.
Për kandidatin për kryeministër, Mustafa ka thënë se partia e tij do të mundohet që ta bindë opinionin që është zgjidhja më e mirë për LDK-në./Sinjali/