Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, si duket edhe muajin gusht po e shfrytëzon si kohë pushimi. Edhe pse del në zyrë, gjatë këtij muaji, në kalendarin e tij zyrtar nuk e ka të shënuar asnjë datë të aktiviteteve.
Ministri nga Ferizaj, i cili erdhi në krye të këtij posti me ndërmjetësimin e Labinot Tahirit, pozitën e tij po e ushtron më shumë vetëm për përfitimet që ia ofron ky post.
Ndonëse Kosova edhe këtë herë ka aplikuar për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare “Interpol”, ministri i cili drejton dikasterin e rendit dhe sigurisë publike, nuk po bënë asnjë aktivitet lobues për anëtarësim në këtë organizatë.
Doktori, në paraqitjet e tij publike televizive por edhe medie të shkruara, njihet për gabime të shumta gjuhësore dhe përmbajtësore./Sinjali/