Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, i është përgjigjur ultimatumit të VV-së, se LDK duhet të vendosë shumë shpejt nëse duan të bëjnë koalicion me partinë e Albin Kurtit.
Mustafa ka thënë se në LDK, askush nuk e merr seriozisht këtë punë. Ka thënë se kjo çështje nuk rregullohet në ekrane televizive, por duke punuar në tavolinë.
“Atë ultimatumin e VV-së kush seriozisht nuk e ka marr në LDK. Punët nuk rregullohen në ekrane televizive, por ulen në tavolinë dhe rregullohen punët që të bëhet marrëveshja, por jo me vë kushte dhe më vë ditë”.
“Kush i ka thënë ato kushte është çështje e tij, ne do ta vlerësojmë nuk do të ngutemi se cili është interesi. Unë besoj se kemi interes ta bëjmë edhe me VV-në ta këtë punë, por duhet ta vlerësojmë. Nëse vlerësojmë se nuk kemi interes shkoj veç e veç”, ka deklaruar Mustafa./Sinjali/