image Mustafa: Gjykatën Speciale nuk e ka bërë as Basha as Berisha, për të ka vendosur Kuvendi i Kosovës

Kosovë

Mustafa: Gjykatën Speciale nuk e ka bërë as Basha as Berisha, për të ka vendosur Kuvendi i Kosovës

news image

Krue i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë SE Shqipëria i ka dalur në krah Kosovës në kohët më të vështira, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykatën Speciale nuk e ka bërë as Lulzim Basha e as Sali Berisha, por për të ka vendosur Kuvendi i Kosovës.

Tutje, i pari i LDK-së ka shtuar se është ndjenjë shumë e rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së.

Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.

E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë.

Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.

Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë. IM /Gazeta Sinjali/