Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së ka thënë se Lutfi Haziri ka qenë mundësia tjetër për kandidat për kryeministër nga kjo parti, por që siç ka thënë, ai megjithatë do të jetë nënkryetar i partisë.
“Ne biseduam sot për kandidatin tonë për kryeministër dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë. Kandidiat e kemi pasë edhe Lutfi Hazirin, i cili prapë do të jetë nënkryetar i LDK-së. Ai ka merita te veçanta në LDK që nga fillimi, në të gjitha pozitat që ka mbajtë deri tash”, ka thënë Mustafa para gazetarëve. /Sinjali