image Musliu: Kena mbetë pa Qeveri, jena bo “kail” me na kthy atë ministrin me mindil

Politikë

Musliu: Kena mbetë pa Qeveri, jena bo “kail” me na kthy atë ministrin me mindil

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përfshirë në debatin për shëndetësinë. Ajo ka thënë se vendi ka mbetë pa Qeveri.

Për ta shpjeguar këtë që tha, Musliu ka treguar një shëmbull konkret me ish ministrin e punëve të brendshme Agim Veliu

“Agim Veliu, nëse të kujtohet gjatë mandatit të kalumë e pata përsëritë nja tri herë një pyetje parlamentare, e nuk vishe me u përgjigjë. Ta pata shkrujt një letër këtu “kërkohet” e hala pa e kry seancën, më pate thirrë në telefon me më tregu se ku je. Sot publikisht po të ftoj hajde dalim bashkë e i marrim edhe do të Vetëvendosjes, që u fotografojshin me atë letër, e dalim e lypim Qeverinë, se jena mbet pa Qeveri”, tha ajo.

Tutje Musliu, ka thënë se jemi bërë “kail” dhe kërkoi të kthehet ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të cilin e quajti “ministër me mindil”.

Ajo ka folur edhe për operimin e Presidentes Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se pa gazetarët, nuk do të dinin gjë, për këtë punë.

“Jena bo kail, me na e kthy atë ministrin me mindil qetash. A e dini pse? Shëndetësia ka mbet në dorën e një personi që fizioterapeutët e Kosovës i quan masazhera. Kosova ka mbetur në dorën e një presidenteje e cila nuk ka besim në shërbimet shëndetësore publike, por shkon e operohet herë në privat, herë në Turqi, e herë dreqi e di se ku”, tha ajo.

“Shkoj në spital privat, shyqyr gazetarët e zhbiruan, se s’patëm me marrë vesh hiq se çka ka ndodhë. Ka thënë Musliu.

/GazetaSinjali/