image Musliu i reagon Haradinajt për Fondin e Sigurisë: Kosova është shtet, jo OJQ

Politikë

Musliu i reagon Haradinajt për Fondin e Sigurisë: Kosova është shtet, jo OJQ

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje tha se disa eksponentë të PDK-së se “janë çu peshë kundër fondit të Ushtrisë”.

Por, Musliu ka përdorur të kaluarën e AAK-së si formë që të kundërshtojë ato që ka deklaruar Haradinaj, duke thënë se “disa eksponentë të AAK-së gabuan rëndë”, kur u rreshtuan për krah Kurtit gjatë kohës kur bënin opozitë së bashku.

Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë  mirë mos t’i bashkohen edhe në  degjenerim të ushtrisë së Kosovës“, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ajo tha se financimi i ushtrisë duhet të bëhet me ligj, ngase Kosova nuk është OJQ.

Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.  E duam ushtrinë me standarde të NATO-s STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!”, ka shkruar Musliu.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj reagoi të shtunën ndaj deklaratave të disa zyrtarëve në PDK, përfshirë deputeten Musliu, të cilët shprehën rezerva për fondin e themeluar nga Qeveria për ta financuar ushtrinë e vendit. Ai tha se nuk po e kupton se përse PDK është kundër fondit të ushtrisë.

/GazetaSinjali/