image Musk sfidon Putinin me 'një luftë një me një', fituesi merr Ukrainën

Botë

Musk sfidon Putinin me ‘një luftë një me një’, fituesi merr Ukrainën

news image

Miliarderi Elon Musk e ka ‘sfiduar’ Vladimir Putinin në një luftë ‘një me një’, duke thënë se fituesi do të merrte Ukrainën.

Musk e sfidoi presidentin rus duke shënuar edhe emrin e tij madje, kësisoj duke i bërë thirrje Putinit që të dal në “sfidë”.

Me këtë e sfidoj Vladimir Putinin në luftime ‘një me një’”, shkroi ai.

Musk shtoi: “Basti është Ukraina”, duke e pyetur më pas “A pajtohesh me këtë përballje?”.

Musk ka shfaqur publikisht përkrahjen e tij për popullin ukrainas, duke dënuar agresionin rus në krye me Putinin.

Ai së fundmi realizoi premtimin ndaj Ukrainës, duke i dërguar disa pajisje interneti hapësinore Starlink.

/GazetaSinjali/