image Musk ofron mbi 41 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin

Aplikacione

Musk ofron mbi 41 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin

news image

Miliarderi Elon Musk ka ofruar 41.39 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin, thuhet në dokumentet e rregullatorit të zbuluara të enjten, raporton “Daily Mail”.

Shefi ekzekutiv i Teslas CEO-s, që ka aksione në Twitter, i ka thënë Bordit: “Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platformë e fjalës së lirë nëpër botë dhe besoj se fjala e lirë është imperativ shoqëror për funksionim të demokracisë. Por, që kur kam bërë investim e kuptoj tash se kompania as nuk do të lulëzojë e as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën aktuale. Twitteri duhet të transformohet si kompani private. Si rezultat, po ofrojë të blejë 100 për qind të aksioneve të Twitterit për 54.20 dollarë për aksion. Twitteri ka potencial të jashtëzakonshëm. Do ta çkyqi këtë”.

/GazetaSinjali/