image Muriqi komenton shortin e Kosovës: Rumania kundërshtari më i vështirë

Futboll

Muriqi komenton shortin e Kosovës: Rumania kundërshtari më i vështirë

news image

Pas ndeshjes me Rayo Vallecanon ka folur Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe RCD Mallorca në Spanjë.

Muriqi i cili sot ishte hero i skuadrës së tij, pasi shënoi golin e fitores në minutat e fundit të takimit, ka gjetur kohë të flas edhe për mediat në Kosovë, ku ndër të tjera e ka komentuar edhe shortin e Kosovës për Ligën e Kombeve.

“Shorti nuk është edhe aq i vështirë, mirëpo mund të them se Rumania është kundërshtari më i vështirë në këtë grup, dy ndeshjet ndaj saj do të vendosin fatin e grupit”, tha ai për Kanal 10.

/GazetaSinjali/