image Murati: Rritja e të hyrave ka ndodhur sepse është rikthyer besimi në shtet

Financa

Murati: Rritja e të hyrave ka ndodhur sepse është rikthyer besimi në shtet

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rishikimi i buxhetit do të ndodhë së shpejti dhe me këtë paralelisht do të ketë edhe pako për rimëkëmbjen ekonomike, transmeton Sinjali.

Ai ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se rritja e të hyrave të shtetit, të cilat janë bërë zyrtare, ka ndodhur pasi qytetarët e vendit kanë filluar të besojnë në shtetin e së drejtës.

Ai ka thënë se në mandatin e tyre krimi do të luftohet.

“Kemi rritje të hyrave sepse është kthyer besimi në shtet dhe qytetarët e dinë se nesër nuk do të ketë skandale që filan ministri çfarë monopoli kujt i dha, çfarë kontratë korruptive nënshkruajti dhe sa miliona ja fali dikujt. Kjo nuk ndodh. Është rritur luftimi i keqpërdorimeve dhe kemi parë raste të arrestimeve të zyrtarëve për korrupsion dhe kontrabandë”, ka thënë Murati.

I pari i Financave ka thënë se me hapjen graduale të ekonomisë së vendit janë duke u hapur edhe mundësitë.

Ai po ashtu ka përmendur edhe hapjen e kufijve, duke vlerësuar se diaspora është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të fuqizimit ekonomik./Gazeta Sinjali/