image Murati: Qasja e LDK-së është kthim në kohën e UNMIK-ut

Politikë

Murati: Qasja e LDK-së është kthim në kohën e UNMIK-ut

news image

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar partitë opozitare për pengimin e procesit të votimit të fshehtë, një kërkesë që ai thotë se ende nuk është as testuar.

Murati theksoi se insistimi për të mos lejuar këtë formë të votimit vjen si rezultat i presioneve dhe interesave të ngushta politike brenda kuvendit.

“Kjo s’mund të quhet asgjë tjetër, përpos hipokrizi. I ftoj që të reflektojnë dhe të ipet mundësia e votimit të fshehtë. Deri më tani e kemi parë se as nuk është testuar votimi i fshehtë. Këtu kemi të bëjmë më tepër me presionin, dhe interesat e ngushta të deputetëve”, u shpreh ai.

Tutje, ai kritikoi edhe propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri tranzicionale, të cilin e cilësoi si një kthim mbrapa në kohët e administratës ndërkombëtare.

“Në raste kur ka luftë civile, dhe kur ka kriza të papara, kuvendi mbetet pa qeveri, atëherë propozohen ide të tilla. Realisht qeveria tranzicionale është kthim në kohën e UNMIK-ut, por ne s’jemi aty”, deklaroi Murati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/