image Murati prezanton bonot e diasporës: Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro

Financa

Murati prezanton bonot e diasporës: Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro

news image

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, në një konferencë për media, tha sot se shuma e ofruar për shitje të bonove të diasporës është 20 milionë euro, por që mund të shkojë drejt rritjes deri në 50 për qind.

Ndërkaq, shuma minimale për blerje të këtyre boneve është 10 mijë euro, ndërsa ajo maksimale 500 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

“Periudha e shitjes do të jetë prej datës 21 korrik deri me 30 gusht. Shuma totale që është paraparë 20 milionë euro, por sipas rregullores mund të rritet deri në 50%”, tha Murati.

Mes tjerash, ministri shton se bonot janë investim i garantuar, kurse fitimi që gjenerohet është i liruar nga tatimi.

“Shuma minimale është 10 mijë euro kurse ajo maksimale për një preson apo bankë është 500 mijë euro”.

Sipas tij, interesi vjetor do të jetë 1.2%, ndërsa për 5 vjet 2.2% në vit.

“Në Evropë normat janë negative, kurse në Kosovë normat janë pozitive dhe ka një leverdi dhe është parë si instrument që e mobilizon kapitalin e diasporës”, shton Murati.

Murati ka mbajtur konferencën për media me qëllim për të prezantuar nismën për bonot për diasporën./Gazeta Sinjali/