image Murati për rritjen e çmimeve lë përgjegjës Inspektoratin e Tregut dhe Autoritetin e Konkurrencës

Biznes

Murati për rritjen e çmimeve lë përgjegjës Inspektoratin e Tregut dhe Autoritetin e Konkurrencës

news image

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti dhe prodhuesit vendorë, ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend dhe manipulimet e mundshme.

Sa i përket hetimeve ndaj tregtarëve për rritjen e çmimeve, ministri Murati theksoi se më këtë çështje duhet të merret institucionet përkatëse.

“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut, por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, tha Murati./GazetaSinjali/