Mijëra bashkatdhetarë janë duke ardhur për pushime në Kosovë nga vende të ndryshme, teksa janë duke u përballur me pritje të gjata dhe nëpër pikëkalimet kufitare në Evropë, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, para se të hyjnë në vendlindje duhet të paguajnë Kartonin e gjelbër, mirëpo, ky i fundit do të jetë falas deri më 31 dhjetor, të cilin ua paguan Qeveria e Kosovës.
Dhe për këtë ka reguar përmes një postimi në Facebook, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati.
Ai tha se çdo polisë është e paguar deri më 31 dhjetor, ndërsa kushdo që u merr para mërgimtarëve është duke i vjedhur ata.
Postimi i plotë:
3 milionë euro i kemi nda në buxhet për pagesën e kësaj tarife për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë.
Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor. Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata.
Matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!