image Murati e fton Prokurorinë: Abelard Tahiri e kërcënoi zv.kryeministrin Bislimi

Politikë

Murati e fton Prokurorinë: Abelard Tahiri e kërcënoi zv.kryeministrin Bislimi

news image

Ministri i Financave Hekuran Murati para deputetëve të Kuvendit tha se pak minuta më parë edhe ai ishte dëshmitarë ku Abelart Tahiri e shajti dhe e kërcënoi zv. kryeministrin Besnik Bislimin.

Murati theksoi më tej se mund ta konfirmoi atë që e tha zv. kryeministri Bislimi.

“Pas mbylljes së mikrofonit, Abelard Tahiri e shajti dhe e kërcënoi zv. kryeministrin Bensik Bislimin. Nuk ishte vetëm gjuhë jo parlamentare, por shajtje dhe kërcënim”, tha Murati.

Ministri Murati ftoi Prokurorinë që ta marrë shumë seriozisht kërcënimin e një personi që siç tha ai, Tahiri ka mbajtë armë me shurdhues për kaq vite.

/GazetaSinjali/