image Murati akuzon DASh-in, mediat dhe shoqërinë civile për ‘korrupsionin në qeveri’

Politikë

Murati akuzon DASh-in, mediat dhe shoqërinë civile për ‘korrupsionin në qeveri’

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar hartuesit e raportit të Departmanetit të Shtetit se në të njëjtin, kanë përfshirë raportimet nga mediat dhe disa organizata joqeveritare, që sipas tij, “janë ende pjesë e gardës së vjetër”.

Murati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për këtë raport, ka thënë se “DASh-i ka rënë pre e dezinformatave të mediave”.

“Nëse hymë edhe në cilësi pastaj, analizojmë fjalët dhe fjalitë aty, e shohim se në disa rasti, raportuesi ose kushdo që e ka hartu raportin, kushdo që ka marrë pjesë, ka ra pjesë e dezinformatave të mediave që ende janë pjesë e gardës së vjetës, e madje edhe disa pjesëtarë të shoqërisë civile që maskohen si të tilla, por në fakt janë përfaësues ose zgjatime të gardës së vjetër”, tha ai.

Ai e përmend edhe një shembull, kinse për ta arsyetuar atë që e thotë:

“Për korrupsion pesë ministra? Ky vjet u pat plasu, njëri nga këta pesë ministra, është përmend edhe emri im. Nuk kam qenë i hetuar për korrupsion, hetimet kanë qenë për një kallëzim penal të dorëzuar nga PDK-ja. Pas hetimeve, është mbyllë dosja dhe është thënë që nuk ka pasë shkelje të ligjit”, u shpreh ai.

Duke folur për rpaortin e DASh-it, ai tha se duhet parë edhe “faktet reale”, pra nënkupton se aty ka gjëra të pavërteta.

“Kështu që bjen edhe më tutje, nëse e shohim objektivisht dhe me fakte reale, bjen edhe më tutje çështja e korrupsion, pra edhe më përgjysmim”, tha ai.

Murati u mor pak edhe me numërini e sa herë është përmendur fjala korrupsion ndër vite. Ai ka bërë një krahasim të vitit 2023 me vitin 2019.

“Nëse duhej t’i çaseshim kësaj çështje në mënyrë kuantitative dhe objektive, mund ta shohihm sa është përmend në raportin e vitit 2023 fjala korrupsion, është përmend 12 herë, pra në vitin 2023 fjala korrupsion përmendet 12 herë. Në vitin 2019, ka qenë 24 herë e përmendur”, u shpreh ai.

Sjellim në vëmendje që gjatë vitit të kaluar, pra në raportin e vitit 2022, fjala korrupsion është përmendur 21 herë.

Njëjtë, si vjet, ashtu edhe këtë vit, DASh-i përmend qartë se në Qeverinë e Kosovës, ka korrupsion serioz.

“Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për: probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar…”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/