image Mungojnë zyrtarët ekzaminues, kandidatët nuk i nënshtrohen testit praktik për patent-shoferë

MIT/ Mungojnë zyrtarët ekzaminues, kandidatët nuk i nënshtrohen testit praktik për patent-shoferë

news image

Kanë kaluar rreth dy javë që asnjë kandidat nuk i është nënshtruar testimit praktik për marrjen e patentë-shoferit. Instruktorët e auto-shkollave thonë se u është thënë se arsyeja e mosmbajtjes së provimit, është mungesa e zyrtarëve ekzaminues. Ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar se deri kur u duhet të përballen me këtë gjendje.

E për këtë çështje, edhe bizneset në të cilat kryhen pagesat e paraqitjes së provimit, po ankohen për dëmtim.

Nga Ministria e Infrastrukturës javë më parë kishin deklaruar se e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesën së ekzaminuesve, që u ka skaduar vendimi dhe me Ligjin e ri për Zyrtarët Publikë, ka pasur paqartësi.

E në një përgjigje tjetër me shkrim, kjo Ministri thotë se po bën lëvizjen e ekzaminuesve, të cilët kanë ende kontratë, pasi që kjo ka qenë mundësi e vetme për të mos e bllokuar krejtësisht sistemin e testimit duke shtuar se janë duke u angazhuar që këtë problem ta zgjidhin sa më parë.

“Në këtë situatë duhet të mendohet një solucion ndërmjet Ligjit të ri nr.06/L–114 për zyrtarët publikë dhe Udhëzimit Administrativ me Nr. 08/2016, që të mund të angazhohen pyetësit në mbështetje edhe të dispozitave të Ligjit të ri për zyrtarët publik, e ku në të kaluarën janë angazhuar sipas nenit 12 të Ligjit të Shërbimit Civil nr. 03/L-149 Marrëveshje për shërbime të veçanta. Për momentin, për të mos u bllokuar komplet sistemi i testimit të kandidatëve, në bashkëpunim me koordinatorët e njësive, po bëjmë lëvizjen ditore të pyetësve aktiv, si mundësi e vetme për të mos e bllokuar totalisht sistemin e testimit. Jemi të angazhuar që së shpejti të gjejmë zgjidhjen së bashku me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), për të vazhduar normalizimin e punës së mbajtjes së provimeve për patentë-shofer”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Infrastrukturës.

Por ekspertë të komunikacionit thonë se kjo është e padrejtë ndaj kandidatëve dhe se Ministria, përzgjedhjen e personave për këto pozita e ka kthyer në politike.

Muaj më parë Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion, me ç’rast u arrestuan rreth 23 persona, në mesin e tyre edhe ekzaminues, që dyshoheshin për keqpërdorime me patentë-shoferë.