image Mungesa e strategjisë për komunikacion rrugor po ndikon në mos uljen e aksidenteve me fatalitet përmenden edhe veturat e vjetra

Siguri

Mungesa e strategjisë për komunikacion rrugor po ndikon në mos uljen e aksidenteve me fatalitet përmenden edhe veturat e vjetra

news image

Ekspertët për sigurinë rrugore e shohin me shqetësim mungesën e strategjisë kombëtare për komunikacionin rrugor dhe sipas tyre në mungesë të një strategjie të mirëfilltë nuk po arrihet ulja e numrit të aksidenteve me fatalitet, transmeton Gazeta Sinjali.

Eksperti i sigurisë rrugore, Muhamet Krasniqi, deklaron se institucionet veprojnë spontanisht kur bëhet fjala për sigurinë në trafik për shkak se nuk kanë strategji. Ai thotë se hartimi i strategjisë nënkupton edhe buxhetimin e tij.

 “Kosova ka nevojë për politika të qarta për strategji të qarta kombëtare dhe rregullore në mënyrë që të zgjedh këtë problematik për një periudhë të gjatë kohore dhe jo për një periudhë të shkurt kohore. Jemi një shtet që ende nuk kemi një strategji kombëtare për trafikun rrugor, në momentin që nuk ke politika të qarta dhe nuk ke një rrugë se kah duhet orientuar edhe aktivitetet e institucioneve që kanë mandate për sigurinë në rrugë por edhe akterëve të tjerë atëherë kemi këtë boshllëk të veprimeve dhe bëjmë veprime të herë pas hershme apo aty për aty. Patëm një strategji kombëtare e cila fatkeqësisht i kaloi koha dhe nuk patëm asnjë masë të implementuar nga një strategji. Strategjia nuk bëhet pa buxhet dhe nuk duhet të shoqërohet pa buxhet”, tha ai.

Ndërkaq, Naser Lajqi, shefi i programit mësimor për komunikacion dhe transport në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, thotë se përdorimi i veturave të vjetra në Kosovë është shkaktari kryesor për aksidentet me fatalitet. Profesor Lajqi thotë se nëse respektohen shenjat e komunikacionit rrugët e Kosovës janë të sigurta.  

Duke e ditur se parku i automjeteve në Kosovë i ka një moshë ku fatkeqësisht jeni dëshmitar se edhe ato automjeteve të vjetra si rasti I GOLF2 që shpesh po përfundojnë me fatalitet për shkak se në njëfarë mënyre edhe elementet e natyrës pasive nuk mbrojnë ata s qoftë shoferin apo pasagjerët dhe në njëfarë mënyre koha e tyre po shihet se ka kaluar dhe po tregojnë rezultatet… Tek këto tipet e reja të veturave duke iu falënderuar elementeve inteligjente e veçanërisht atyre të sigurisë pasive dhe aktive që po avancojnë më shumë e më shumë, edhe kur po ndodhin aksidente por edhe vetë aksidente”, thotë Lajqi. /Gazeta Sinjali/