image Mungesa e ministrave në Kuvend, largohen nga diskutimi disa nga pikat

Politikë

Mungesa e ministrave në Kuvend, largohen nga diskutimi disa nga pikat

news image

Seanca plenare e ditës së djeshme të Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot, ku për këtë seancë kishin mbetur për t’u diskutuar edhe gjashtë pika, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar që  katër pikat e para të listës së rendit të ditës të largohen nga diskutimi për shkak se kabineti qeveritar nuk është i pranishëm në sallë, pasi janë duke marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shefat e grupeve parlamentare thanë që diskutimi duhet të fillojë nga pika e 10 e cila është “Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”. /GazetaSinjali/