image Mulhaxha thirrje deputetëve: Ata që janë në procedurë për testim, nuk guxojnë të jenë të pranishëm në Kuvend

Politikë

Mulhaxha thirrje deputetëve: Ata që janë në procedurë për testim, nuk guxojnë të jenë të pranishëm në Kuvend

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku është shprehur se të gjithë ata deputetë që janë në procedurë për testim dhe duhet të jenë në vetizolim, nuk guxojnë të jenë të pranishëm në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, fshehja e fakteve të tilla është shkelje e rëndë dhe rrezikim i shëndetit public, ndërsa shton se papërgjegjësia e deputetëve të caktuar e vë në pikpyetje funksionalitetin e Kuvendit të Kosovës për dy javët e ardhshme.

“Nëse këto ditë po bëhet testimi vetëm për kontaktet me simptoma, si dhe vazhdon qëndrimi për vetizolim 14 ditor të kontakteve të afërta edhe pa simptome, atëherë në seancat në dy javët e ardhshme nuk do duhej të merrnin pjesë shumë deputetë dhe zyrtarë qeveritarë”, ka shkruar ndër të tjera Mulhaxha-Kollçaku në profilin e saj në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/4038811132858777