image Mujka: Brenda 5 apo 6 orëve në Ibër Lepenc mund të kyçen kompanitë e ujësjellësit

Kosovë

Mujka: Brenda 5 apo 6 orëve në Ibër Lepenc mund të kyçen kompanitë e ujësjellësit

news image

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, ka thënë se gjendja është relativisht stabile e kanalit kryesor të Ibër Lepencit pas sulmit që ndodhi mbrëmë.

Ai bëri të ditur se është sanuar një pjesë e kanalit sa për të funksionuar për një javë, derisa të bëhet rregullimi i plotë i këtij shpërthimi.

“Kemi një furnizim stabil për KEK-un, sasia e ujit që qarkullon nëpër kanalin e sanuar është 75 për qind e sasisë që transportohet muajve nëntor, dhjetor dhe janar”.

“Brenda pesë apo gjashtë orëve do të mund të kyçen edhe kompanitë e ujësjellësit që janë të kyçur në Ibër Lepenc, nuk mund të them se do të kenë furnizim total, por 70 apo 80 për qind e nevojave do të mund të plotësohen”, ka thënë Mujka për Klanin.

/GazetaSinjali/