image Muja: Zgjodhën momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë

Politikë

Muja: Zgjodhën momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas dhunës fizike të shfaqur sot në Kuvendin e Kosovës.

Muja e ka quajtur këtë si një krim të organizuar në 3 fronte.

Supas tij, PDK sulmoi në Kuvend, PSD jashtë Kuvendit, kurse Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studiot televizive.

Tutje, Muja ka thënë se opozita zgjodhën momentin për të sulmuar, sepse nuk dëshirojnë ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që sipas tij duket se do t’i fitojë.

Postimi i plotë:

Krimi i organizuar në 3 fronte:

PDK sulmoi në Kuvend.

Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit.

Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale.

Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.

E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit.

Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre.

/GazetaSinjali/