Deputeti nga radhët e LVV-së, Armend Muja, emisionin “Respublika” në Tëvë1, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ardhur në pushtet të zbatojë praktikat e qeverive paraprake.
Sipas tij, partia e majtë nuk ka ardhur në pushtet për t’i rritur rrogat e mësimdhënësve por për rritje të cilësisë në arsim.
“Ne kur kemi ardhë në ofertën tonë programore ndoshta për herë të parë në Kosovën e pas vitit 2008 nuk kemi premtu rritje rrogash për të fituar zgjedhjet. Kemi premtu rritje te cilësisë në arsim kjo ka qenë oferta jonë programore dhe me rritjen e cilësisë i kemi fitu zgjedhjet populli e ka parë çfarë kanë ofru Qeveritë e mëhershme edhe ne çfarë kemi ofruar edhe e ka përqafu ofertën tonë”, tha ai.
Muja shprehu shqetësim edhe për kohën e grevës në sistemin shkollor, e cila ka ndodhur që nga viti 2016, kur ka pasur demarkacion me Malin e Zi.