Deputeti i LVV-së, Armend Muja, marrëveshjen e mbrëmshme për targat e ka quajtur tërheqje të Serbisë nga qëndrimet e mëhershme.
Sipas tij kjo u arrit me qasjen e qeverisë e cila ka qenë këmbëngulëse dhe ka prodhuar këto efekte.
Muja tha se tërheqje të tilla të Serbisë kemi parë edhe më parë, për letërnjoftimet e për marrëveshjen për energji, organizimi i zgjedhjeve e të tjera.
“Ashtu siç ka thënë kryeministri Kurti palët në ditën në vijim do të diskutojnë lidhur me hapat e ardhëm për normalizim të plotë të marrëdhënieve të prezantuar në shtator nga BE-ja
Ky vendim i Serbisë për të mos lëshuar targa ishte arritur edhe më parë por nuk ishte zbatuar asnjëherë, tërheqjet e tilla të Serbisë brenda një periudhe relativisht të shkurtër janë manifestuar edhe te letërnjoftimet, targat, marrëveshja për energji, mos organizimi i zgjedhjeve. Ishte çaja e qeverisë që kanë prodhuar këto efekte”, ka thënë Muja.